DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Suksesi ? 5 mësimet frymëzuese të Steve Jobs

Shpërndaje

Një njeri  krijues e i vullnetshëm, një maniak i përsosmërisë, një individ me një karakter shumë të vështirë, i vendosur dhe gjithnjë kokëfortë për të arritur qëllimet e tij . Në librin e botuar pas vdekjes së krijuesit të Apple, autori Walter Isaacson do të shkruante se Jobsi ishte i jashtëzakonshëm, ai arrinte t’i frymëzonte dhe t’i ‘’dëshpëronte’’ njerëzit rreth tij. Personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple.

Ai vazhdon të mbetet sot një frymëzim i padiskutueshëm për botën e teknologjisë dhe fjalimet e tij motivuese në lidhje me rrugën drejt suksesit janë ndër më të lexuarat dhe klikuarat në botë. Më poshtë po ju rendisim 5 mësimet e rëndësishme të suksesit sipas njeriut që revolucionarizoi teknologjinë dhe tregun.

Qendro larg të tjerëve

Në momentin që u ndërtua Mac, Apple ishte menduar të ishte ndryshe nga të tjerët dhe të bënte gjëra që kompanitë e tjera kompjuterike nuk i kishin bërë ndonjëherë më parë. Aktualisht Apple e ka treguar se të jesh ndryshe nga të tjerët, përbën një diferencë shumë të madhe në marketingun e sotëm. Tashmë është e qartë se kur bëhet fjalë për risi dhe ide të reja, Apple vjen e para në renditje ndërmjet kompanive të së njëjtës natyre.

Ji këmbëngulës 

Të bëhesh një lider i suksesshëm në një fushë të caktuar, apo  të ndërtosh një biznes të suksesshëm, duhet të këmbëngulësh fort. Nuk është gjë e thjeshtë për t’u bërë, sepse të gjithë do të kishin tashmë biznesin e tyre. Steve Jobs pati plot probleme gjatë krijimit të Apple dhe avancimit të kompanisë në vite. Ai madje u largua prej Apple për njëfarë kohe, kur ishte e nevojshme. Pra, sado kohë të vështira të jesh duke kaluar, çelësi i suksesit mbetet këmbëngulja.

Cilësia apo sasia?

Nëse nuk e dini, Jobs ishte i fiksuar për të parë produkte perfekte. Ai kërkonte perfeksionin në produktet Apple. Është shumë e thjeshtë të fokusohesh në një fushë të caktuar për të nxjerrë një produkt perfekt, duke neglizhuar fushat e tjera, ndaj nëse je pjesë e botës së biznesit, duhet të dish se në ditët e sotme diferenca bëhet prej cilësisë.

Beso në veten tënde

Një nga thëniet më të famshme të Jobs në fjalimin e Universitetit të Standfordit ishte që nuk mund të ecësh dot duke parë nga e ardhmja, por vetëm duke parë nga e shkuara. Kështu e kupton se çfarë është duke kërkuar e ardhmja. Kjo do të thoshte se duhet të kesh që sot besim tek vetja se nesër do të qëndrosh në oborrin e suksesit.

Dashuro atë që bën

Ndoshta Steve Jobs nuk ishte i vetmi që na mësoi se duhet ta donim atë që bënim, në mënyrë që të rezultonim të suksesshëm në atë gjë. Ka shumë persona që punojnë fort, por nuk e duan atë që bëjnë, ndaj dhe nuk korrin sukses. Nëse përpiqesh të korrësh sukses në diçka që do, nuk e ke aq të vështirë rrugën. Do të bësh çdo gjë i lumtur dhe do të kënaqesh me çdo rezultat të vogël pozitiv që do të arrish. 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *