DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Suksesi i Dua Lipës, ‘The Sun’ publikon fitimet e saj vjetore

Shpërndaje

Si artistja më e nominuar këtë vit në “Brits Awards 2021”, Dua Lipa tashmë ka arritur majat e suksesit në muzikën pop.

25-vjeçarja me origjinë shqiptare është nominuar  në tre çmime duke përfshirë nominimin për “Albumin më të mirë të vitit”  për “Future Nostalgia”; albumi që i solli një sërë suksesesh e trofesh , përfshirë këtu edhe një Grammy.

Këto suksese dhe arritje i kanë sjellë edhe shpërblime të majme këngëtares dhe sipas ‘The Sun’ ajo ka grumbulluar një pasuri prej 20 milionë paundsh (23.5 milionë euro) fitime vjetore.

Albumi ka brenda hitet e mëdha si: “Physical”, “Don’t Start Now”, “Levitating”, “Break My Heart”, etj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *