DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Event

Suksesi i panairit të librit ‘’ Tirana 2019’’ 

Shpërndaje

Nga Ermal Spahiu 

Muaji nëntor ishte një muaj i rëndësishëm për  lexuesit besnik dhe dashamirësit e librit. Pikërisht, data 13 nëntor ishte dita ku të apasionuarit pas librave do të kishin mundësinë të vizitonin stendat e shtëpive botuese në Pallatin e Kongreseve në interesin e tyre dhe jo vetëm.

Interesi  i jashtëzakonshëm, nisi që në momentin e parë që panairi çeli siparin për të promovuar librat, botime nga më të ndryshmet duke nisur që nga letërsia botërore dhe ajo vendase, libra që kishin të bënin me tematika që preknin  jetën e përditshme, kryevepra të letërsisë botërore, përkthime të librave ‘’best seller’’ apo edhe autorë të rinj rishtazi shqiptar. Shumë njerëz u gjendën, disa të emocionuar, një pjesë që hynin në radhë për të marrë atë libër kaq shumë të kërkuar, atmosferë e jashtëzakonshme siç mund të jap një ngjarje si “Panairi i Librit”. 

Në këtë panair numri i botuesve ishte i madh, ku u përmenden rreth 100 pavijone ekspozuese nga trevat shqiptare dhe nga treva të huaja. Një lum kërkesash, interesi kalonte pritshmëritë .Librat që patën një kërkesë shumë të lartë, dalloheshin me sy te lirë, aty ku shihej radha e konsiderueshme saqë në disa momente e kishe të vështirë, thuajse të pamundur të ndaje atë radhë. Shumë prej njerëzve që prisnin për librin detyroheshin të largoheshin për disa momente në mënyrë që të evidentonin turmën dhe për tu rikthyer sërish me shpresën për të gjetur një radhë më të lirë dhe për të blerë atë libër që aq shumë e dëshironin.

Përmendim disa nga librat që patën një kërkesë jashtëzakonisht të madhe gjatë “Panairit të Librit”: 

“Tirona e Nonës” me autor Blendi Fevziu , “Dragoi” me autore Flavia Hasko, ‘’Receta për 5 minuta’’ me autore moderatoren Arbana Osmani, ‘’Njëqind vjet vetmi’’ me autor Gabriel G. Maruqes“Heroi i Përditshmërisë” me autore Delia Steinberg Guzman i përkthyer nga Irdis Domnari, “Sekreti i një nate vere” me autore B.A.PARIS i përkthyer nga Pranvera Palushi, “Hajdutja e librave” me autor Markuz Zuzak i përkthyer nga Taulant Hatia, “Një natë në Lisbonë” me autor Erich Maria Remarque i përkthyer nga Aristidh Ristani etj.

Suksesi i panairit të librit ‘’ Tirana 2019’’  1Edhe gjatë ditëve të tjera interesi vazhdoi të mbetej i madh, njerëz të tjerë që prisnin në radhë, pyesnin, kërkonin informacione mbi përmbajtjen e librave ku një pjesë e blinin pa humbur kohë. 

Dita më kulminante sigurisht ishte  dita e fundit e “Panairi i Librit 2019”. Ndryshe nga ditët paraardhëse, 17 nëntori ishte një ditë akoma dhe më e veçantë. Numri  i të interesuarve u shtua gjithnjë e më shumë. 

 “Panairi i Librit” u mbyll me sukses dhe mund të konsiderohet një ndër eventet më me rëndësi për kulturën e kombit shqiptar, i cili bashkon jo vetëm autorët e përkthimet e shtëpive botuese në Shqipëri, por nga gjithë diaspora.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *