DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘Sunny Hill’ do të ketë një destinacion të ri, Dukagjin Lipa jep lajmin e mirë

Shpërndaje

Pergjate tre viteve, 2016, 2018 dhe 2019 festivali “Sunny Hill” debutoi në Kosovë. Festivali i cili është zhvilluar në lokacionin e Parkut të Gërmisë, tani e tutje do të zhvillohet në një lokacion të ri në dalje të Prishtinës.

Bëhet fjalë për zonën afër panaireve në Shkabaj, ku do të investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqen artificial.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur edhe vet organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa, përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram.

“Ky ishte fillimi i udhëtimit tonë në vitin 2016. Pas një pritje të gjatë Sunny Hill Festival merr adresën e tij të përhershme. Faleminderit Komuna e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xil Ismaili për mbështetjen tuaj të palodhur, dhe gjithë Kuvendin e Prishtinës që votuan unanimisht në favor të festivalit tonë. Udhëtimi ynë fillon përsëri”, shkroi Lipa në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *