DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Surprizon Katy Perry, lancon biznesin e saj të ri

Shpërndaje

Katy perry është sipërmarrësja më e re në fushën e ushqimit dhe pijeve.

Në vitin e ri, këngëtarja lancoi De Soi, një linjë me aperitivë të gazuar një pije joalkoolike me adaptogjenë natyralë.

“Epo, unë jam 37, kështu që definitivisht nuk mund të pi si në të 20-at e mia”, tha ajo për People teksa shpjegoi edhe idenë e kësaj nisme.

Perry tha se i pëlqen që të ketë pak vetëkontroll gjatë ditëve të javës dhe të shijojë fundjavat dhe drekat me miqtë.

Surprizon Katy Perry, lancon biznesin e saj të ri 1De Soi, për të cilin Perry shpjegon se është frëngjisht dhe ka kuptimin për “kënaqësi me përmbajtje”, është i disponueshëm për t’u blerë në kanaçe ose shishe gati për t’u pirë. Vjen në tre shije: Golden Hour, Champignon Dreams dhe Purple Lune.

E gjithë përvoja krijuese ka qenë një projekt pasioni për superyllin e nominuar për Grammy.

Perry ka punuar me Morgan McLachlan, bashkë-themeluesen dhe bashkë-krijuesen e markës, për të cilën Perry thotë se ishte perfekt për këtë rol. Linja e produkteve të De Soi është vegane, pa gluten, jo OMGJ dhe nuk përmban shije apo ngjyra artificiale, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *