DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Taylor Swift feston ditëlindjen, artistja femër më e suksesshme e “Billboard’’

Shpërndaje

Ikona e popit amerikan dhe këngëtarja dhe kompozitorja e shumëfishtë Grammy, Taylor Swift, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të.

Taylor e filloi karrierën e saj si një këngëtare muzikës kantri në adoleshencën e hershme, këngët e së cilës rezonuan me një brez të tërë fansash që e quajnë veten “Swifties”.

Taylor Swift gëzon titullin e artistes femër e cila ka dominuar më së shumti toplistën “Billboard” të 200 albumeve më të mira, pasi gjatë karrierës së saj deri më tani ka qëndruar për plot 47 javë në vend të parë. Në të kaluarën këtë rekord e mbante ikona e muzikës, Whitney Houston, e cila e kishte arritur këtë sukses në vitin 1987 me albumin e saj të dytë të incizuar në studio, “Whitney”.

Disa prej këngëve që cilësohen sikurse të paharrueshme të publikuara nga Swift janë këto: “The lakes, All Too Well, Fifteen, Blank Space, Willow”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *