DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Të fshehtat pas fustanit të Dua Lipës, rrëfehet Donatella Versace: Punuam 1500 orë

Shpërndaje

Dua Lipa, ishte ylli i ceremonisë së Çmimeve Grammy. Performanca që elektrizoi skenën, fitimi i çmimit për albumin më të mirë në zhanerin pop, bënë që artistja me origjinë shqiptare të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve.

Edhe veshja e saj spektakolare nuk kaloi pa vemendie nga mediat rozë dhe dizajnerët e modës.

Stilistja e famshme italiane, Donatella Versace, ideatorja dhe stilistja e fustanit të Lipës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se fustani i Duas ka marrë plot 1,500 orë për tu realizuar dhe është i gjithi i mbështjellë me 55 000  kristale.

Po ashtu edhe Dua përmes një postimi në Instagram nuk harroi të falënderojë stilisten dhe të gjithë ekipin e saj, për fustanin e ëndrrave.

Të fshehtat pas fustanit të Dua Lipës, rrëfehet Donatella Versace: Punuam 1500 orë 1

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *