DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Të hedhësh dhimbjen pas krahëve, John Travolta dhe e bija bashkojnë forcat në projektin e ri

Shpërndaje

Kelly Preston, bashkëshortja e John Travolta-s ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një lufte 2-vjeçare me kancerin e gjirit, vitin e shkuar.

Ndarja e parakohshme e Kelly-t nga jeta ishte fatkeqësia e dyte për familjen Travolta, e cila në vitin 2009 përjetoi humbjen e djalit Jett Travolta në moshën 16-vjeçare si pasojë e sëmundjes Kawasaki. Edhe pse jeta i ka përballuar me sfida të mëdha, John dhe vajza e tij Ella, po gjejnë forcën të ecin përpara.

Së fundmi,  babë e bijë janë shfaqur në reklamën e “Scotts & Miracle-Gro”. Me anë të këtij spoti John u tregoi të gjithëve që energjitë vazhdon t’i ketë njësoj si dikur, pasi performoi kërcimin nga filmit ‘Grease’ 40 vite pas xhirimit të tij.

Në fillim John nuk di të përdor telefonin dhe e bija ja tregon si ta bëjë. Pas atij momenti 20-vjeçarja Ella dhe aktori kërcejnë. Reklama e pati premierën ditën e djeshme dhe është mirëpritur nga publiku.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *