DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Tourism

Të mbështesim turizmin lokal, ‘’Albania The Beautiful’’ zbulon bukuritë shqiptare

Shpërndaje

Turizmi ka qenë dhe do të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në Shqipëri. Në një situatë të komplikuar nga pandemia ku mundësitë e udhëtimit jashtë kufijve janë të vogla gjithsecilit nga ne i lind detyra dhe nevoja që të shndërrohet në promotorët kryesor të turizmit lokal.

Me një rutinë të lidhur ngushtë mes punës apo shkollës harrojmë qe mund t’u japim fundjavave tona një përjetim unik dhe kuptim plot. Shumë afër nesh në veri, jug apo në Shqipërinë e mesme fshihen ‘’oaze’’ me bukuri të fshehura që presin të zbulohen nga ne. Ndonjëherë një dritare e vogël virtuale mund të ndezë shkëndija për të vizituar vendet që shfaqen aq bukur dhe plot ndjenjë në smartphone-in tuaj…

E tillë është menduar të jetë dhe ‘’Albania The Beautiful’’, një dritare virtuale që të ndihmon ta shohësh dhe ta duash Shqipërinë.

Me synimin e vetëm promovimin e Shqipërisë “Albania The Beautiful – Territore dhe njerëz” vjen në edicionin e tij të dytë. Pas një eksperience që solli bashkë artistët dhe kreativët në konkursin kombëtar të kartolinave promovuese 2019 “Albania The Beautiful”, Maniacard – Free Card Advertising & Media sjell edicionin e tij të dytë.

Ky edicion i ri i mbështetur edhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  sjell në sytë e të gjithëve, destinacione te reja të vendit tonë me potencial turistik unik dhe konkurrues. ‘’Albania The Beautiful’’ është dritarja e gjithë secilit për të parë dhe përjetuar eksperienca nga më uniket në të gjitha destinacionet e fshehura të Shqipërisë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *