‘The Rock’ po mendon seriozisht të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë
Shpërndaje

Në një sondazh të publikuar nga ‘’NewsWeek’’ në internet 46% mes 30.138 të anketuarish, kanë votuar pro që Dwayne ‘The Rock’ Johnson të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.
Publikimi i këtij sondazhi ka entuziazmuar mesa duket edhe vetë aktorin i cili është shprehur se nëse diçka e tillë ndodh ndonjëherë, ai do të ishte i nderuar që t’i shërbente popullit amerikan.
Ylli i hollivudit edhe më parë e ka shprehur ambicien e tij për tu bërë pjesë e politikës.
“Mendoj se tash jam në një pozitë kur fjala ime ka vlerë dhe ndikim të madh”, ka thënë ai më parë. Aktori i njohur nuk ka hezituar t’i tregojë qëndrimet e veta politike. Kujtojmë këtu se verën e vitit të kaluar ai kritikoi lidershipin e Donald Trumpit dhe angazhimin e tij lidhur me pandeminë e coronavirusit.
View this post on Instagram