The Weeknd bëhet gati për një epokë të re në karrierën e tij.
Shpërndaje

Pervec suksesit ne karrieren muzikore, The Weeknd se shpejti do te vij per publikun ne rolin e skenaristit e producentit ne nje serial të ri të kanalit “HBO”.
Ylli i hitit “Save Your Tears” do të bashkëpunojë me krijuesin e hitit televiziv “Euphoria”, Sam Levinson, në realizimin e serialit të ri me titull “The Idol”.
Revista “Variety” ka raportuar se ky projekt do të fokusohet në jetën e një pop ylli e cila e fillon një romancë me pronarin enigmatik të një klubi të natës në Los Angeles, që është udhëheqës i një kulti të fshehtë.
Mesa duket The Weeknd po bëhet gati për një epokë të re në karrierën e tij.