DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Thënia që ndryshoi përfundimisht trajektoren e jetës së Bebe Rexhës

Shpërndaje

Bebe Rexha ka bërë një rrëfim të rrallë për “Time To Walk” ku dhe ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj personale dhe karriera. Në rrëfimin e saj, ajo ka treguar edhe disa detaje nga lufta e saj me shëndetin mendor, duke thënë se muzika është terapia e saj më e mirë.

Ndër të tjera Bebe ka rrëfyer se si i ka ardhur frymëzimi për hitin global “Monster”.

“Unë qendrova mbyllur në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të largohesha. Babai im vinte në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: ‘Le të dalim nga shtëpia’, dhe ai më detyronte të dilja shëtitje me të. Dhe më kujtohet rruga që bënim. Unë jam mirënjohëse për babin tim për shumë gjëra, por e vetmja gjë për të cilën jam gjithmonë falënderuese për të është se në atë kohë kur isha në errësirën time dhe motivimin më të ulët, ai thjesht më kapte dorën dhe më ftonte të dilnim bashkë.”

”Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat që janë nën shtrat kur kuptojmë se janë brenda nesh” – Kjo do të ishte shprehja që do të shërbente si motiv për Bebe Rexhën dhe do të kthehej në frymëzimin nga ky edhe lindi hiti global “The Monster.”

”E kam shumë të vështirë edhe sot e kësaj dite të komunikoj se si ndihem. Unë kam prirjen të mbaj shumë gjëra brenda. Dhe është e jashtëzakonshme se si shumë fansa ose njerëz që dëgjojnë muzikën time vijnë tek unë, gjejnë mbështetje dhe më thonë: ‘Kjo këngë më ndihmoi të kaloj një ndarje’. Dhe është kaq e jashtëzakonshme sesi terapia ime përfundoi duke u bërë terapi e njerëzve të tjerë. Unë mendoj se kjo është gjëja më e bukur, më interesante”, tha ajo.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *