DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Thënie frymëzuese nga disa prej grave më të shquara të historisë

Shpërndaje

Herë pas here historia ka njohur gra të cilat me guximin e tyre kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet duke qenë influencuese dhe frymëzuese në të gjithë botën.

Disa nga thëniet më të fuqishme të grave që kanë bërë historinë i gjeni si më poshtë:

 

“Nuk ka asnjë rrugë mbretërore të shtruar me lule drejt suksesit. Dhe nëse ka, unë nuk e kam gjetur, sepse nëse kam arritur diçka në jetë, e kam arritur sepse kam qenë e gatshme të punoj shumë”. –Madam C.J. Walker

“Është një gjë e çuditshme, por problemet imagjinare janë shumë më të vështira se ato reale”. – Dorothea Dix

“Ndonjëherë mund të jem e gatshme të jap mësim falas, por nëse paguhem, unë kurrë nuk do të bëj punën e një burri, për më pak se paga e një burri”. – Clara Barton

“Lavdia e çdo brezi është të krijojë precedentët e vet.” – Belva Lockwood

“Unë kurrë nuk dyshova se të drejtat e barabarta ishin drejtimi i duhur. Shumica e reformave, shumica e problemeve janë të komplikuara, por për mua nuk ka asgjë të komplikuar në barazinë gjinore”.-Alice Paul

“Nëse shoqëria nuk do të pranojë zhvillimin e lirë të gruas, atëherë shoqëria duhet të rimodelohet.” –Dr. Elizabeth Blackwell

“Kauza e lirisë nuk është kauza e një race apo sekti, një partie apo një klase – është kauza e njerëzimit, e të drejtës së lindur të njerëzimit”. – Anna Cooper

“Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje”.- Amelia Earhart

“Akti më i guximshëm është ende që të mendosh për veten, me zë të lartë”. – Coco Chanel

“Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në përpjesëtim me guximin e njeriut”.- Anaïs Nin

“Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie. Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”. – Priceshë Diana

“Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë. Kam gjithçka materiale që dua, por e kam edhe nevojën për të pasur për një person që të më qëndrojë pranë, që të më bëjë të ndihem e mbrojtur dhe e sigurtë” ”. – Priceshë Diana

“Sa më shumë jetoj, aq më e painformuar ndihem. Vetëm të rinjtë kanë një shpjegim për gjithçka”- Isabell Allende

“Pranoni fëmijët ashtu si pranojmë pemët – me mirënjohje, sepse janë një bekim – por mos kini pritshmëri apo dëshira. Nuk mund të presësh që pemët të ndryshojnë, ju i doni ashtu si janë” – Isabell Allende

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *