DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘Ticket to Paradise’, filmi që bashkon pas 20 vitesh George Clooney dhe Julia Roberts

Shpërndaje

Pas afro 20 vitesh George Clooney dhe Julie Roberts do të bashkohet sërish në një komedi romantike që mban titullin “Ticket to Paradise’’. Filmi pritet të xhirohet më vonë gjatë këtij viti në Bali.

Ndërsa filmi mezi pritet nga fansat dhe adhuruesit e të dy aktorëve, është mësuar se Clooney kësaj radhe do të punojë edhe në produksion, teksa për regjinë do të përkujdeset Ol Parker.

Aktorët do të interpretojnë një çift të divorcuar i cili udhëton për në Bali për të takuar vajzën e tyre.

Dy yjet hollivudian krijuan miqësi në vitin 2001, ku u shfaqën për herë parë në ‘’Ocean’s Eleven’’.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *