”Ticket to Paradise”/Julia Roberts dhe George Clooney nisin xhirimet në Australi
Shpërndaje

Aktorët, Julia Roberts dhe George Clooney janë rikthyer në Australi për xhirimet e komedisë së ardhshme romantike “Ticket to Paradise” . Filmi, një prodhim i ‘’Universal Pictures’’ ka si bashkë-skenarist dhe regjisor Ol Parker dhe sjell në rolet kryesore një kast të mrekullueshëm aktorësh siç janë: George Clooney, Julia Roberts, Billie Lourd, Kaitlyn Dever dhe Lucas Bravo.
Roberts, Clooney, luajnë një çift të divorcuar që udhëton në Bali për të parandaluar martesën e vajzës së tyre. Filmi i cili po pritet me kuriozitet do të ketë premierën më 21 tetor 2022.
Për Clooney, ky është një rikthim pas një kohe të konsiderueshme.