Tolgahan Sayisman infektohet me COVID-19
Shpërndaje

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, është infektuar me Covid/19.
Tolga në rrjetet e tij sociale ka dhene informacione të reja rreth shëndetit të tij, “Ne kemi vendosur të vazhdojmë trajtimin në spital. Unë u bëjë thirrje të gjithëve të jenë më të kujdesshëm”.
Mesaduket aktori i famshem ka vendosur të trajtohet per virusin Covid/19 ne spital.
Sayisman për publikun shqiptar u bë më i njohur me rolin e “Çënar” në serialin “Lale Devri”, i cili filloi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në 2014.
Ai gjithashtu është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare Almeda Abazi.