DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Tom Cruise aktori i parë që xhiron një film në hapësirë

Shpërndaje

Rreth një vit më parë nga administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në Twitter u lajmërua se aktori i njohur amerikan, Tom Cruise po planifikon të xhirojë një film në hapësirë.

Filmi do të xhirohet në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Tom Cruise do të niset nën shoqërinë e regjisorit Doug Liman me të cilin ai tashmë ka xhiruar disa filma brenda një kapsule Space X në mënyrë që të xhirojë disa nga skenat e filmit. Një adhurues i madh i emocioneve të forta, ylli 58-vjeçar, heroi i ‘’Mission Impossible’’ pasi  ka eksploruar çdo cep të Tokës synon të dominojë edhe kupën qiellore.

NASA dhe Elon Musk tashmë kanë konfirmuar informacionin duke u shprehur : “Nuk është një projekt abstrakt, ne do ta bëjmë këtë film! Nuk do të flitej për këtë nëse nuk do të kishim zgjidhur tashmë të gjitha historitë e sigurimeve”, theksoi Doug Liman.

Filmi do të kushtojë deri në 200 milionë dollarë, ndërsa të paktën duhen 50 milionë dollarë për person për të përballuar një vend në një kapsulë Dragon.  Sipas ‘’France Info’’ xhirimet pritet të nisin më tetor 2021.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *