DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Torino bëhet gati të mirëpres‘’Eurosong 2022’’, publikohet lista e 41 shteteve pjesëmarrëse

Shpërndaje

Fansat e Eurovision janë të lumtur që këtë herë kompeticionit europian të muzikës do t’i shtohet Armenia dhe Mali i Zi.

Martin Österdahl, Mbikëqyrës Ekzekutiv i Konkursit të Këngës në Eurovision, ndërsa foli me mediat mbi festivalin, u shpreh:

“Ne jemi aq të ngazëllyer se kemi edhe një herë mbi 40 shtete që konkurrojnë për të fituar trofeun ikonik të Eurovision në Torino. Ekipi nga Rai po punon shumë në përgatitjet për të mirëpritur të gjithë delegacionet në një qytet të ri pritës dhe jemi të sigurt se Konkursi i Këngës në Eurovision do të sigurojë emocionin dhe spektaklin më modern të pritur nga gati 200 milionë shikues. ‘

Në njoftimin e 41 pjesëmarrësve, Simona Martorelli dhe Claudio Fasulo nga transmetuesi italian Rai shtuan:

“Pas 31 vitesh, Italia është krenare që pret sërish Eurovizionin! Si Prodhues Ekzekutiv, ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer për të punuar fort për këtë ngjarje të mahnitshme dhe për të mirëpritur delegacione nga 41 vende në Torino vitin e ardhshëm.

Mbi të gjitha, ne besojmë fuqishëm se Konkursi i Këngës në Eurovision do të na lejojë të shfaqim dhe ndajmë bukurinë e Italisë me një auditor global në sajë të elementeve që na bashkojnë të gjithëve: muzika dhe harmonia.”

Torino bëhet gati të mirëpres‘’Eurosong 2022’’, publikohet lista e 41 shteteve pjesëmarrëse 1Qyteti italian i Torinos fitoi garën për t’u bërë qyteti pritës i konkursit të 66-të të këngës në Eurovision, duke vendosur të shtunën 14 maj 2022 si datën e finales së madhe, e cila do të mbahet në PalaOlimpico së bashku me dy gjysmë-finalet  respektivisht më 10 dhe 12 maj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *