DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Toto Cutugno – Zëri italian me famë botërore      

Shpërndaje

Toto Cutugno (Salvatore Cutugno) lindi ne Fosdinovo më korrik të vitit 1943 .

Kur Toto  ishte 5 vjeç, familja e tij u zhvendos në La Spezia. Do të ishte ky qyteti ku ai do të kalonte një pjesë të mirë të jetës; do të ndiqte shkollën e muzikës dhe do të mësonte të luante në disa instrumente si : bori, fizarmonikë etj. Në moshën 13-vjeçare ai u ngjit për herë të parë në një skenë profesionale, ku mori pjesë në shfaqjen lokale të talenteve të reja. Juria profesionale vlerësoi aftësitë e tij vokale dhe ai u nderua me çmimin e tretë. 

Sukseset e para

Suksesi e shoqëron Toto-n nga televizioni tek kinemaja. Në vitin 1978 aktiviteti artistik i tij arrin momentin kryesor: pasi ndahet nga ‘’Albatros’’, incizon si kantautor këngën “Donna donna mia”, që më pas u bë sigël i programit televiziv “Scommettiamo”, dhe drejtohej nga Mike Bongiorno në RAI. Do të jetë pikërisht Mike ai që do ta bëjë të njohur si këngëtar solist jashtë kufijve, që dalëngadalë nxirrte në pah karakterin e një italiani të vërtetë. Kështu Toto kryeson në klasifikimet muzikore me këngën “Donna donna mia” që u bë një hit dhe shkruan këngën e parë për Adriano Celentano, të titulluar “Soli”, e cila qëndron për muaj të tërë në krye të shitjeve. Në vitin 1979 Toto incizon albumin e tij të parë L. P. të titulluar “Voglio l’anima”, ku këngët e kësaj përmbledhje incizohen me sukses nga artistë të ndryshëm, si italianë dhe të huaj dhe në vitin 1980 Toto arrin sukses të madh. Suksesi i tij i parë fillon me fitoren e Festivalit të Sanremos me këngën “Solo noi”, si dhe renditjen në vend të parë nga “Yamaha Song International” në Tokyo me këngën “Francesca non sa” (teksti i të cilës është shkruar nga Mike Buongiorno). Suksesi i tij i parë si kompozitor shfaqet në Festivalbar me “Olympic games” interpretuar nga Miguel Bosè (në versionin spanjoll “Voy a ganar”), dhe renditet në vendin e katërt sërish në Festivalbar me këngën “Innamorati”. Në 1981 publikohet albumi i tij i dytë muzikor me titullin “La mia musica”, album që i dhuron edhe më tepër sukses, me këngë të incizuar nga artistë të ndryshëm ndërkombëtar. Në të njëjtin vit Toto firmos për Adriano Celentanon, që njëkohësisht ishte edhe miku i tij, këngën “Innamorata, incavolata a vita”. Ky interpretim u bë më pas kolonë zanore e filmit “Il bisbetico domato”, ku interpretojnë Adriano Celentano së bashku me të mirënjohurën Ornella Muti. Në 1983 Toto rikthehet në skenën emocionuese të Festivalit të Sanremos me këngën “L’italiano” ku klasifikohet i pari sipas votimit të publikut. Pas prezantimit në këtë festival, kënga “L’italiano” incizohet dhe përkthehet nga artistë të ndryshëm në gjuhë të ndryshme, duke arritur shitjen e miliona disqeve dhe duke e renditur Toto-n në çdo cep të botës në krye të popullaritetit. Emri i tij u bë i njohur kudo.

Toto Cutugno – Zëri italian me famë botërore       1Cutugno zëri i viteve ’8O –‘90

Rritja profesionale dhe suksesi ndërkombëtar do ta ndjekin gjatë kësaj periudhe këtë artist të famshëm italian. Në vitin 1984 Toto, sërish rikthehet triumfues me këngën “Serenata”, e cila e rendit atë në vendin e dytë të klasifikimit. Në vitin 1985 merr pjesë sërish në Festivalin e Sanremos, këtë herë jo më si një interpretues, por si producent dhe si kompozitor, me dy këngë: “C’est Venise”, e interpretuar nga Louis Rodriguez, dhe “Noi, ragazzi di oggi”, që do të bëhet hiti i vitit dhe fenomeni i atij brezi.

Vitet 1990 shënojnë fillimin e një suksesi të jashtëzakonshëm për Toto-n. Versioni i “Gli amori” i prezantuar në Sanremo me duetin e Ray Charles është vlerësuar nga kritika dhe publiku si kryevepra autentike. Ky vit do të ishte viti kur ai do të fitonte çmimin e madh të Eurovision.

Cutugno është padyshim një nga artistët që ka shënjuar breza me radhë, me 50 vite në muzikë dhe 400 këngë të kompozuara. Rreth 150 milionë kopje janë shitur nga albumet e tij. Me emrin e tij lidhen shumë këngë të rëndësishme që janë edhe sot kryevepra të repertorit Italian dhe kujtohen e dëgjohen me shumë nostalgji.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *