DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Tragjedia në sheshin e xhirimit/Angelina Jolie reagon për incidentin në setin e filmit ‘’Rust’’

Shpërndaje

Ngjarja tragjike që ndodhi disa javë më parë në setin e filmit ‘’Rust’’ me Alec Baldwin tronditi mbarë botën e kinematografisë.

Së fundmi edhe Angelian Jolie në një intervistë për ‘’The Times’’ ka komentuar ngjarjen e rëndë duke ndarë edhe një pjesë nga eksperienca e saj si aktore dhe si producente.

‘’Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë familjet. Në këtë moment dhimbja për këtë tragjedi është e pashpjegueshme.’’ – është shprehur ajo.

‘’Unë gjithmonë jam treguar shumë e kujdesshme sepse më është dashur shumë herë të punoj me armë të ndryshme. Gjithmonë kam ndjekur disa procedura konkrete edhe në filmat ku kam punuar si producente. Është diçka që duhet ta marrësh shumë seriozisht’’,- ka thënë aktorja.

Në karrierën e saj Angelina Jolie numëron shumë role bazuar tek aksioni dhe përdorimi i armëve të ndryshme, përmendim këtu filma si ‘’Tomb Raider’, ”Mr & Mrs Smith” apo ”Salt”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *