DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Tragjedia që tronditi Hollywood-in, aktori i njohur tregon detaje që mund të ndikojnë dinamikën e ngjarjes

Shpërndaje

Në një intervistë me ‘TMZ’, aktori Ian A.Hudson i cili ka luajtur në filmin “Rust” së fundmi, ka folur në lidhje me përvojën e tij në xhirimet që përfunduan fatale për drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins.

‘’Kur u lëshuan fishekët, kur ata qëlluan mbi mua në fakt ndjeva se mbetjet më goditnin fytyrën dhe trupin tim dhe mund të ndjeja erën që lëshohej nga shkrepja e armës. Ishte e rëndë, ishte e fortë… ishte kërcënuese për jetën. Ndihej shumë surreale. Unë flisja me kolegët e mi të kastit dhe të gjithë ramë dakord se sa intensive dhe sa e frikshme dhe reale ishte ajo’’- është shprehur ai

Pak ditë më parë Hollywood-i u trondit nga një ngjarje e rëndë ku aktori i njohur Alec Baldwin, qëlloi me një armë skenike ndërsa po bënte prova në xhirimet e filmit “Rust”, duke lënë të vdekur Hutchins dhe të plagosur regjisorin e filmit Joel Souza.

Ndërsa aktori 63-vjeçar është vënë në shërbim të policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ende për autoritet është e paqartë se kush e mbushi me plumba real pistoletën e cila supozohej të kishte plumba manovër.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *