DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Tragji-komedia e jetës së përditshme. Thënie nga Uilliam Shekspiri

Shpërndaje

Uillim Shekspir është ndër njerëzit me ndikim më të madh në art, histori dhe letërsi, vepra e të cilit është e admirueshme në tërësi dhe veçanti. Shekspiri e ngriti artin poetik në majat më të larta. Krijimtaria e Shekspirit karakterizohet nga madhështia e dimensioneve të saj, me gamën e mendimeve dhe gjerësinë e pazakonshme të mesazheve.

– Kur zien gjaku, zemra e ushqen dorëlëshuar gjuhën me përbetime

– Çdo pengesë për dashurinë vetëm e forcon atë

– Dashuria e vërtetë nuk mund të flasë, sepse ndjenja e vërtetë shprehet më shpejt me vepra se sa me fjalë.

– Dashuria sheh jo me sy, por me zemër, prandaj edhe Kupidin e paraqesin të verbër dhe me krahë.

-Me një këmbë të mirë dhe mjaftueshëm para në kuletën e tij, çdo burrë do të fitonte cilëndo grua në botë

– Dashuria u jep fisnikëri edhe atyre, të cilëve ua ka mohuar natyra.

– I kam rrëzuar muret me krahët e dashurisë, sepse pengesat prej guri nuk mund ta ndalin vrullin e dashurisë.

– Mund të bësh shumë gjëra me urrejtjen, por shumë më tepër arrin të bësh me dashurinë.

-Paraja është një ushtar i mirë, dhe kështu do vazhdojë të jetë. Duhet ta bësh paranë të punojë për ty

– O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë.

– Të gjithë të dashuruarit betohen se do të bëjnë shumë më tepër se sa kanë mundësi dhe nuk kryejnë as atë që është e mundur.

-Duaji të gjithë, besoju disave, mos i bëj keq asnjërit.

-Fati, i dashur Brutus, nuk është në yje, por në veten tonë.

-Ne e dimë se çka jemi, por nuk e dimë çka mund të bëhemi.

-Me kalimin e kohës, ne e urrejmë atë së cilës i frikësoheshim.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *