DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Event

”Tre Musketierët” rikthejnë historinë e rock-ut shqiptar! Një natë plot emocione në Amfiteatrin e Tiranës!

Shpërndaje

Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi u bashkuan në mbrëmjen e 8 tetorit, jo thjesht për të sjellë ringjalljen e nostalgjisë së muzikës që i ka rezistuar kohës, por edhe për të sjellë një vullkan ndjenjash e emocionesh të forta të krijimtarisë unike që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e muzikës shqiptare.

Këtë herë ‘’Tre Musketierët’’ janë rikthyer si ‘’Tre Musketierët & Friends’’ , së bashku me 4 këngëtarë të tjerë miq, të cilët iu janë bashkuar legjendarëve të rrokut shqiptar në një mbrëmje mjaft të veçantë që ka ngritur peshë publikun dhe ka përcjellë emocione nga më të fortat.

Eneida Tarifa, Flaka Krelani, tenori Kastriot Tusha,  si edhe këngëtari popullor grek, Christos Dantis kanë qenë shoqëruesit kryesorë të treshes së famshme , së bashku me orkestrën e RTSH-së.

Repertori i tyre në vite, i përpunuar edhe në duete, këngë të reja, këngë të miqve shqiptarë apo zëri grek i Christos Davos i bërë njësh me atë rrok të ‘Tre Muskëtierëve’’ erdhën tek publiku fuqishëm dhe u duartrokitën pa masë.

“Nuk i njihja më parë ‘Tre Muskëtierët’, por pashë në internet koncerte të tyre madhështore dhe e pranova me kënaqësi ftesën edhe në emër të dy popujve tanë miq. E shenjë e miqësisë janë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi e ne këtë koncert do ta japim edhe në Selanik dhe Athinë, pikërisht për të dëshmuar miqësinë mes popujve” – tha Purple për mediat. 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *