Tre vjet nga ndarja, ish- bashkëshorti i Jennifer Anistonit: “ Ne vazhdojmë të duhemi”
Shpërndaje

Në një dalje të fundit Justin Theroux ka rrëfyer raportin që ka sot me Jennifer Aniston. Ai ka treguar se
ai dhe partnerja kanë mbetur miq të mirë dhe mes tyre do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë.
“Mes nesh ka ende dashuri. Nuk flasim përditë, por nuk rrimë pa e marrë njëri-tjetrin në telefon apo të dërgojmë mesazhe”, është shprehur ai.
Çifti u lidhën në martesë në 2015-tën,ndërsa shkurtin e 2018-ës u ndanë.
“ Nuk e deshëm një ndarje dramatike, ende e duam njëri tjetrin. Do të ishte humbje e madhe nëse nuk do të ruaja kontaktet me të. Të paktën, unë kështu e mendoj. Më pëlqen të mendoj se kjo vlen edhe për të”, është shprehur Justin.
Vëmendja e medias dhe publikut ndaj Jennifer Aniston ka qenë e madhe këto ditë pas publikimit të lajmeve për birësimin e një fëmije dhe rikthimin e serialit popullor ‘’Friends’’.