DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Fashion New Trends

Trendi i fundit i vetullave, ja si ta aplikoni në kushtet e shtëpisë

Shpërndaje

Nga Sofia Tafili

Keni dëgjuar shpesh për modën e veshjeve, por tashmë si tendencë është dhe moda e vetullave e cila sa vjen dhe zgjerohet me trende të ndryshme. Aktualisht trendi i vetulles është ai i cili  tregon nje vetull sa më të plotë, ndryshe i quajtur “bold look”. Kjo mënyrë në rastin më të shpeshtë realizohet në sallone bukurie dhe njihet me emrin “brow lamination”. Kjo metodë aplikohet për 30 minuta dhe kohëzgjatja e saj është 30 ditë. Për ta bërë më të lehtë dhe të aksesueshme për ata që nuk kanë mundësi, egziston dhe një menyrë tjetër në kushte shtëpie. Përbërsitë që ju nevojiten janë : një sapun i thjeshtë (jo i lëngshëm) që e përdorni për larjen e fytyrës, një furçë vetullash dhe ujë (ose llak flokësh).

Përgatitja :
– Lagim furçën me ujë dhe e fërkojmë në sapunë sa shikojmë që kemi marr një sasi te mjaftueshme të sapunit dhe aplikojmë në vetull duke i shtyrë fijet me tendencë për sipër.
– Në qoftë se po zgjidhni të përdorni llak në vend të ujit , sprucojeni atë në sapun.
– Me fundin e bishtit të furçës ngjeshim fijet e vetullës deri sa të kemi një pamje të njëtrajtëshme.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *