Tronditet Hollywood-i/ Një i vrarë dhe një i plagosur në sheshxhirimin e filmit ‘’Rust’’
Shpërndaje

Hollywoody dhe mbarë bota është tronditur ditën e sotme nga tragjedia që ndodhi në sheshin e xhirimit të filmit “Rust”, një film western me Alec Baldwin në prodhim në New Mexico, Shtetet e Bashkuara.
Aktori Alec Baldwin,68-vjeç qëlloi me një armë që duhej të kishte fishekë manovër, duke vrarë drejtoreshën e fotografisë, 42-vjeçaren Halyna Hutchins dhe duke plagosur rëndë drejtorin Joel Souza, 48 vjeç.
Aktori është shoqëruar nga autoritetet policore në Santa Fe ku u mor në pyetje dhe aktualisht po hetohet në gjendje të lirë.
Policia po heton dhe po pyet të gjithë stafin e realizimit të filmit, por pikëpyetja më e madhe është se kush e kishte mbushur armën që qëlloi për vdekje dhe ishin plumba të vërtetë apo manovër?
Mediat nuk hedhin poshtë as idenë e plumbave manovër duke sjellë në kujtesë një rast të ndodhur në vitin 1993, kur djali i aktorit Bruce Lee, u vra gjatë xhirimeve të filmit ‘Korbi’. Brendon Lee ishte 28-vjeç, kur u vra nga një armë që duhej të kishte plumba manovër. Por një pjesë e plumbit manovër kishte ngecur në tytë- duke u kthyer kështu në një plumb fatal për jetën e aktorit të ri.