U kthye në Shqipëri, Elhaida Dani tregon projektet e reja muzikore
Shpërndaje

Kjo vere e gjen kengetaren e njohur Elhaida Dani te kthyer ne Shqiperi dhe te angazhuar ne disa projekte të reja. Kete lajm e ka ndare vete kengetarja ne nje emision televiziv: “Jam duke punuar për një EP me 4 këngë të reja, të cilat do të publikohen këtë verë. Jam në studio, në promovime e regjistrime çdo ditë, është një periudhë që më pëlqen shumë. Mezi pres të sjell këto këngë të reja për Shqipërinë time, sepse më ka marrë shumë malli”, u shpreh ajo.
Elhaida Dani fitoi edicionin e 53-të të Festivalit Kombëtar në RTSH në vitin 2014, pasi ishte shpallur fituese një vit më herët e “Voice of Italy”. Karriera e saj ne Italine fqinje duket se po njeh suksese te njepasnjeshme.