DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

U prek nga Covid-19, ndërron jetë stilisti me famë botërore

Shpërndaje

Projektuesi japonez i modës, Kenzo Takada ka ndërruar jetë ditën e sotme në Paris, pasi u infektua me koronavirus.

Një zëdhënës i 81 vjeçarit, konfirmoi lajmin e trishtuar.

81 vjeçari njihet në të gjithë botën me emrin e tij të parë Kenzo, si edhe është themeluesi i markës globale ‘Kenzo’.
Takada ishte projektuesi i parë japonez që fitoi rëndësi në skenën e modës në Paris.

Takada u shpërngul në Francë në vitet 1960 dhe pjesën tjetër të karrierës së tij e kaloi atje.

Në tetor 1976, Kenzo hapi dyqanin e tij kryesor, Kenzo, në Place des Victoires.

Lindur në vitin 1939 afër Osakës, Kenzo Takada mbërriti në Francë në vitin 1965 me anije dhe u vendos në Paris.

Ai themeloi markën e njohur ndërkombëtarisht me emrin e tij të parë në vitet 1970.

Takada, i shiti markën e tij të veshjeve konglomeratit luksoz LVMH, në vitin 1993 dhe u tërhoq nga moda gjashtë vjet më vonë.

Projektuesi i talentuar u bë i njohur edhe më shumë, duke mbajtur shfaqjet e tij të modës në çadrat e cirkut në 1978 dhe 1979. /Syri.net/

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *