DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

U shfaq me dorën e fashuar në emision, Eni Vasili sqaron ‘’problemin’’ e shtatzënisë

Shpërndaje

Para pak ditësh, gjatë transmetimit të emisionit ‘’Open’’ gazetarja Eni Vasili u shfaq me dorë të fashuar, gjë e cila krijoi shqetësim për fansat dhe dashamirësit e saj, duke qenë se pas pak ditësh Eni pritet të sjell në jetë dy vajzat e saj binjake.

Së fundmi, moderatorja ka vendosur që të sqarojë një herë e mirë këtë gjë, duke thënë se ky incident i vogël  ka ardhur si pasojë e shtatzënisë.

U shfaq me dorën e fashuar në emision, Eni Vasili sqaron ‘’problemin’’ e shtatzënisë 1 “Nuk jam rrëzuar dhe nuk kam probleme të ngjashme. Kam një problem që shumë gra shtatzëna me siguri e kanë provuar dhe quhet sindroma e tunelit garpal, që ka lidhje me kyçin e dorës dhe nervat e tij që në një moment gjatë shtatzënisë krijojnë hematomat dhe inamohen duke ma bërë të vështirë të kryej veprime bazike. Por jam mirë”, ka thënë Eni.

Pak ditë më parë në një intervistë televizive Eni zbuloi edhe emrat që ajo dhe bashkëshorti kanë projektuar për vajzat.

“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja e “Open”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *