DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

U tha se do të bëhej nënë, reagon për herë të parë zyrtarisht Jennifer Aniston

Shpërndaje

Lajmi se aktorja e njohur Jennifer Aniston do të bëhej nënë për të parë, u bë viral ditën e djeshme.

“Closer” citoi burime nga aktorja  të cilat thonin se Jennifer kishte vendosur të adoptonte një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë dhe ky proces pritej të finalizohej në muajin qershor.

Pas kësaj reagoi zyrtarisht përfaqësuesi i Aniston, duke mohuar raportimet nga mediat ndërkombëtare.

“Thashethemet për Jennifer në lidhje me procesin e birësimit të një fëmije, janë të rreme dhe nuk kanë ndodhur kurrë.”

Aniston ka qenë prej kohësh subjekt i lajmeve të rreme të shtatzënisë dhe mbulimit të vazhdueshëm të jetës së saj të dashurisë (veçanërisht marrëdhëniet e saj me aktorin Brad Pitt).

Nga ana tjetër aktorja është e fokusuar tek karriera, teksa disa ditë më parë u zbulua se kanë filluar xhirimet për “Friends”.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *