DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

U tha se do të qëndronte për ditëlindjen e gjyshes, çfarë e bëri Harry-n të merrte avionin për në SHBA?

Shpërndaje

Sikundër raportuan mediat britanike Princ Harry u largua nga UK dhe fluturoi drej Los Angeles vetëm pak ditë pasi përcolli për në banesën e fundit gjyshin e tij të ndjerë princin Philip.
Ky lajm vjen pas raportimit të mëparshëm se ai do të qëndronte në Winsdor për të qenë bashkë me familjen në ditën e lindjes së gjyshes Elisabeth II.
Sipas ‘MailOnline’, Harry gjatë qëndrimit të tij në UK u përpoq të rregullonte gjërat me familjen dhe veçanërisht me të vëllain William, pas deklaratave të forta që ai dhe Megan bënë në emisionin e Oprah Winfrey muajin e kaluar, por kjo përpjekje ka dështuar çka e ka bërë Harry-n të largohet për në Los Angeles më shpejt sesa mendohej.
Ai është rikthyer në shtëpi tek gruaja e tij shtatzënë Meghan dhe djali i tyre Archie. Nga ana tjetër mediat britanike raportojnë se marrëdhënia e tij me Mbretëreshën është e mirë. Elisabeth II ka folur në telefon edhe me Megan teksa kjo e fundit e ka ngushëlluar për humbjen e madhe.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *