U tha se ishte në pritje të ëmbël, reagon për herë të parë Rihanna
Shpërndaje

Thashethemet në lidhje me shtatzëninë e mundshme të Rianna-s filluan të qarkullojnë pas paraqitjes së saj në Barbados. Shteti më i ri i botës shpalli disa ditë më parë pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe e nderoi artisten e njohur me titullin më të lartë, atë të Heroit Kombëtar.
Disa ditë pa aludimeve nga mediat, ylli i muzikës ka vendosur të reagojë. Ajo e dha përgjigjen e qartë për këtë gjë fansave të saj në Instagram, teksa dikush i kishte kërkuar të ishte pjesë e festës së ‘baby shoëer’.
“A mund të vij te festa e bebit tënd? E vërtetë apo jo, fëmijët e tu do të jenë të bukur”.
“Ti nuk ke ardhur as në 10 festat e mëparshme”, iu përgjigj diva, duke lënë të kuptohet se as kësaj here s’ka asgjë, megjithëse e bëjnë çdo vit shtatzënë.