DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Udhëtuan drejt Skocisë/ William dhe Kate vihen në qendër të kritikave

Shpërndaje

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë qenë në qendër të kritikave të medias dhe publikut për shkak të udhëtimit që ndërmorën të hënën në një kohë ku vendi po përjeton një fazë të dytë të virusit dhe lëvizjet janë kufizuar.

Duka dhe dukesha e Kembrixhit filluan udhëtimin e tyre të hënën me “trenin mbretëror”,  i dedikuar për familjen mbretërore britanike, dhe udhëtuan drejt Skocisë, ku u takuan me personelin shëndetësor në Newbridge, pranë Edinburgut.

Qeveritë lokale rezervuan një pritje të moderuar për çiftin me ministrin e Shëndetësisë të Uellsit, Vaughan Gething.

Gjatë udhëtimit të tyre tre-ditor në të gjithë vendin, ata planifikuan të udhëtonin më shumë se 2 000 kilometra, duke u takuar me punonjësit e vijës së frontit përballë pandemisë dhe banorët.

 

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ