DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Urimi i veçantë i Ermalit në ditëlindjen e 73-të të Sabriut: Urime i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë

Shpërndaje

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, feston sot  ditëlindjen e tij të 73-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Por një nga urimet më të përzemërta, Sabriu e ka pranuar nga djali i tij, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Ernali ka publikuar një fotografi të të atit në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një urim të veçantë babait në 73-vjetorin e lindjes.

“Urime ditëlindja i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që e ki . Je krenaria jonë, e sa më gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të duam shumë unë, e padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Ermali në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e ndjekësve dhe kolegeve të cilët i kanë dëshiruar edhe shumë vite të tjera këngëtarit të madh.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *