DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Ushqimet që duhet të konsumoni për të mbajtur nën kontroll peshën tuaj trupore

Shpërndaje

Problemet me lëkurën, peshën dhe trupin tonë vijnë si shkak- pasojë të shumë faktorëve dhe elementëve të jashtëm dhe të brendshëm të trupit tonë si edhe nga faktorë të jashtëm që na rrethojnë. Ushqimi është një nga faktorët kryesorë për mirëqenien tonë të përditshme. Kur keni probleme me peshën gjëja e parë që do duhet të bëni është të kujdeseni për dietën tuaj ushqimore.

Më poshtë rendisim disa perime dhe fruta të cilat do t’ju ndihmojnë ta kontrolli peshën trupore:

Kivi

Kivi është i pasur me minerale të ndryshme që e rregullojnë shtypjen e lartë  të gjakut. Kivi përmban kalcium, magnez, kalium, e që të gjitha janë të nevojshme për trupin. Veç këtyre, kivit janë të pasur edhe me vitaminë C.

Bananet

Bananet janë shumë të shijshme, por gjithashtu kanë përmbajtje të vogël të sodiumit. Bananet janë të pasura me kalcium, që ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Spinaqi

Spinaqi ka pak kalori dhe përmbajtje të lartë të fibrave. Spinaqi përmban magnez, kalium etj., të cilat nevojiten për zvogëlimin dhe mirëmbajtjen e nivelit të shtypjes së gjakut.

Mollët

Mollët janë një ndër mënyrat më të mira dhe natyrale për të humbur në peshë. Konsumojini ato të gjalla ashtu siç janë apo të spërkatura me pak kanellë. Kjo mënyrë do të ndihmojë të merrni kaloritë dhe vlerat e duhura për të qëndruar gjatë të ngopur. Duke qenë e pasur me fibra dhe ujë mollët janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë.

Finoku

Finoku është një perime e mrekullueshme që ndihmon shumë shfryrjen e stomakut nga gazrat e tepërta. Është gjithashtu një burim i mirë kaliumi që ndihmon në balancimin e mirë të lëngjeve të trupit. Konsumojeni të zier, apo të gjallë në sallata të ndryshme sa më shumë që të jetë e mundur.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *