DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Ushqimet që duhet të përdorni për të ulur kolesterolin

Shpërndaje

Kolesterolin mund ta lidhim me ushqimet e yndyrshme, megjithatë pjesa më e madhe e kësaj substance të dylltë që prodhohet nga vetë trupit shërben për mirëfunksionimin e qelizave, nervave dhe hormoneve.

Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në gjak. 25% tjetër vjen nga ushqimet.

Edhe pse trupi kërkon kolesterol, niveli i tepërt i tij mund të krijojë pllakëza yndyrore në muret e enëve të gjakut, duke pakësuar sasinë e gjakut në zonat jetësore të organizmit. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje ngushton hapësirën ku qarkullon gjaku dhe rrit rrezikun për zhvillimin sëmundjeve të zemrës.

Për fat të mirë, mbajtja e një diete të shëndetshme ofron një pengesë kundër ngritjes së kolesterolit. Disa ushqime përmbajnë veti që posaçërisht synojnë zvogëlimin e kolesterolit, duke reduktuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Ushqimet që duhet të përdorni për të ulur kolesterolin 1Perimet

Perimet janë në krye të listës së ushqimeve të pasur me nutrientë; përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe fibra, si dhe me pak kalori. Studimet kanë treguar që konsumi i perimeve është i lidhur me uljen e nivelit të kolesterolit të keq, si te meshkujt dhe te femrat.

Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, qe ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe inflamacioneve.

Vaji i ullirit

I pasur me yndyrna të pangopura, të dobishme për shëndetin e zemrës, vaji i ullirit ekstra i virgjër ul nivelin e LDL dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

Hudhra

Sipas studimeve shkencore, konsumi i rregullt i hudhrës për të paktën dy muaj mund të ulë kolesterolin dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Bamjet

Të pasur me fibra, potas dhe antioksidantë, ndihmon në një shëndet më të mirë të zemrës.

Fasulet dhe Bishtajoret

Shtimi i bishtajoreve në dietën tuaj ka një impakt të madh në shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë që një dietë e pasur me bishtajore si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat ndikon direkt në uljen e nivelit të kolesterolit.

Çaji jeshil

I pasur me antioksidantë çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Studimet tregojnë që të pish çaj jeshil rregullisht, përmirëson nivelin e kolesterolit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *