Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në menunë tuaj verore
Shpërndaje

Me gjithe temperaturat e larta ne stines e veres, konsumimi i ushqimeve te freskëta të stinës eshte primare. Ne kete stine te nxehte eshte e rendesishme te konsumojme ushqime te lehta, por te shendetshme dhe qe i japin rezistence trupit. Gjithashtu, një vend me rëndësi zënë edhe vaktet e mesme, që ndihmojnë në qëndueshmërinëbe metabolizmit.
Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në menunë tuaj verore:
Avokado
AVokado rekomandohet sidomos në stinën e verës. Ky frut i shijshëm është i ngarkuar me proteina, karbohidrate dhe yndyrna, të cilat mund t’ju japin shtytjen e energjisë që ju nevojitet.
Sallatat e ftohta
Një nga ushqimet që po bëhet pjesë e çdo menuje, janë sallatat e ftohta. Sallata me fruta, sallata me ingridientë të nxjerrë direkt nga frigoriferi. Sallata të strukturuara me perime, por të shoqëruara edhe me fruta, të cilat përmbajnë freski brenda vetes.
Pastat e ftohta
Mbetemi tek të ftohtat. Kësaj rradhe do të flasim për pastat e ftohta. Ka shumë vende, të cilat e realizojnë këtë lloj paste në mënyrë fantastike. Janë akoma edhe më të mira në momentin që shoqërohen me salca të ndryshmë, të cilat e pasurojnë shijen e pjatës.
Limonatat
Shkurt, pastër dhe qartë. Do të kesh një freskues gjatë verës, mos kërko më larg se një limonatë. E ftohtë, e shijshme, e kënaqshme për syrin, është një nga zgjedhjet e duhura që dikush mund të bëj këtë verë.
Drithërat
Në qoftë se ka diçka që të ngop, të ndihmon për të mos qënë i fryrë, për te mos shtuar kilograme (e kush nuk do të rrijë i hollë gjatë verës), janë tasat me kombinime drithërash dhe frutash. Quhen ndryshe “pjata vegane”, pasi janë të përbërë nga kosi, frutat dhe drithërat.