DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Ushqimet që s’duhet t’i konsumoni asnjëherë në darkë

Shpërndaje

Përgjithësisht ka një bindje, referuar edhe studimeve nga ekspertët e shëndetit dhe dietologët  se ngrënia e darkës pas orës 7 ngadalëson metabolizmin dhe promovon akumulimin e yndyrës në zonën e barkut. Kaloritë e marra në mbrëmje rrisin mundësinë e shtimit në peshë shumë herë më shumë se sa kaloritë që merren gjatë orëve të ditës.

Megjithatë. ekzistojnë disa ushqime që  nëse i konsumoni në darkë ju bëjnë të shtoni në peshë ose të mos bëni një gjumë të mirë gjatë natës.

 

Disa këshilla :

-Shmangni ushqimet me yndyrë

Nuk është e thjeshtë të treten ushqimet me yndyrë si të skuqurat, sidomos gjatë natës.

-Shmangni ushqimet që përmbajnë shumë sheqer të shtuar

Duhet të bëni kujdes, që të mos konsumoni shumë ëmbëlsira sidomos gjatë orarit të mbrëmjes.

-Shmangni brumrat

Një pjatë spagheti mund të jetë më e përshtatshme për t’u ngrënë në kohën e drekës. Nëse në darkë konsumoni karbohidrate që nuk i digjni më pas, ato do të shndërrohen në yndyrë dhe do të ruhen në trup duke rritur peshën trupore. Këto ushqime duhen shmangur me çdo kusht gjatë darkës.

-Mos hani ushqime pikante

Ushqimet pikante nuk janë të mira për t’u ngrënë gjatë darkës. Ato mund të shkaktojnë urth, veçanërisht nëse do të shtriheni për gjumë menjëherë pasi të hani.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ