DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Sport & Fitness

Ushtrohuni, shkoni në punë, ushqehuni shëndetshëm dhe përsëriteni

Shpërndaje

Fitnesi eshte nje stil jetese i orjentuar drejt përmiresimit të cilësisë së saj, nëpërmjet shfrytezimit inteligjent të të gjitha mundësive të trupit me qëllim përfitimin maksimal të mirëqenies psikofizike. Benefitet që mund të japë praktikimi i vazhdueshem i fitnessit kanë
të bëjnë me përmiresimin e aftësive nëpërmjet shtimit të: forcës dhe rezistencës muskulore, kapacitetit dhe efikasitetit aerobik, një ekuilibri
të drejtë mes masës së hollë dhe dhjamit, dhe në fund besimit në vetvete.Ushtrohuni, shkoni në punë , ushqehuni shëndetshëm dhe përseritni.Me këtë filozofi dhe disa këshilla profesionale që do t’i merrni këtu ju do të jeni në gjendje të arrini masat trupore që dëshironi.
Sikurse ju, edhe shumë atletë profesionistë të fitnesit kanë punuar shumë për të arritur formën e tyre dhe shpesh herë kanë dashur të dorëzohen.Dallimi është se ata e kanë ditur se do të vijnë periudha të vështira qysh në
fillim dhe kanë vazhduar me përmbushjen e planeve të tyre pa marrë parasysh pengesat.

Aplikimi i këtyre këshillave mund ti maksimozoje rezultatet tuaja:

1. Ushtrohuni  gjatë pasdites se vonë

Ushtrohuni në mbremje pasi keni mbyllur gjithë aktivitetin tuaj ditor.Mos harroni te hani ushqime me përmbajtje të karbohidrateve pas ushtrimeve.Per shumicën e njerëzve koha perfekte për të ushtruar është në mes të orëve 16:00-19:00. Nese ushtrohet më vonë ka rrezik të çrregullohet cikli i gjumit.

Mbani mend: të fjeturit e bollshëm ndihmon në riparimin e muskujve tuaj dhe siguron efekte me pozitive anabolike.Hormonet natyrale lirohen gjatë gjumit dhe ndihmojnë në riparimin e muskujve si dhe arritjen e rezultave për të cilat keni punuar me aq mund.

2. Pini një sasi të mjaftueshme uji

Disa persona i kushtojnë shume rëndësi ushqimit mirëpo harrojnë nevojat e tjera trupore si psh: hidratimin e trupit dhe furnizimin e mjaftueshëm me ujë.
Trupi juaj përbëhet 70 % nga uji, që do te thotë se uji luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e përditshem dhe arritjes së performancave fizike.Konsumoni sa me shumë ujë gjatë ditës, si kur jeni duke djegur dhjam ashtu edhe kur jeni duke shtuar muskuj.
Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm para, gjatë dhe pas ushtrimeve pasi që edhe dehidrimet sa me të vogla mund të limitojnë performancen.Mundohuni që të pini së paku 2 litra ujë ne ditë.

3. Balanconi  Nutricionin tuaj

Thone se muskujt bëhen në kuzhinë e jo në fitness.Kushtoni një vëmendje të madhe balancimit të dietës suaj. Nese jeni të fokusuar në proteina dhe asgjë tjeter, është koha që të ndërroni mënyrën e të ushqyerit.Karbohidratet dhe yndyrnat janë shumë të rëndësishme në procesin e ndërtimit dhe riparimit të muskujve.
Ju duhet të hani së paku 2 gramë proteina për çdo kilogram të peshës trupore dhe pjesën tjetër të kalorive duhet ta konsumoni përmes karbohidrateve dhe yndyrnave.Kualiteti i karbohidrateve që i konsumoni ka rëndësi të madhe.Ju duhet të konsumoni karbohidrate,
komplekse si oriz të kaftë dhe patate të ëmbla.

4. Ushtroni  muskujt tuaj me Frekuence optimale

Muskujt kanë nevojë për stimulim në mënyrë që të rriten dhe ata kërkojnë stimulim të vazhdueshëm në mënyrë që të rriten. Ushtrohuni të paktën 4 herë në javë dhe fokusohuni në grupet muskulore më të mëdha.

5. Konsumoni pak më Shumë

Në rastin e rritjes së muskujve totali i kalorive është shumë më i rëndësishëm se ndarja e makro- nutrientëve. Menyra më e mirë për
të fituar kaloritë ekstra që ju rrisin muskujt është që të hani shpesh, por në porcione të vogla. Te hani 5 herë në ditë dhe të ndani kaloritë e nevojshme është shumë më lehtë se të hani gjithë ato kalori në 2-3 vakte. Gjithashtu të ushqyerit e shpeshtë ka ndikim në sintezën e proteinave që ndihmon rritjen e masës muskulore.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *