DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Edhe pse vetëm 8 vjeç, vajza e Beyonce fiton ‘Bet Awards’

Shpërndaje

Edhe pse është vetëm 8 vjeç, vajza e Beyonce, Blue Ivy, është shpallur fituese e BET Awards për zërin e saj në këngën “Brown Skin Girl”, duke u bërë kështu fituesja më e re e të gjitha kohërave në një kompeticion të këtyre përmasave. Kënga e Beyonce, në bashkëpunim me reperin amerikan Saint Jhn dhe këngëtarin nigerian Wizkid është pjesë e albumit “The Lion King: The Gift” (kolona muzikore e filmit ‘Mbreti luan’).

BET Awards janë çmime që jepen që prej 2001 nga ‘Network Black Entertainment Television,’ për afro-amerikanët e famshëm në fushën e muzikës, aktrimit, medias etj. Këtë vite një nga temat qendrore të eventit ka qenë edhe diskriminimi i njerëzve me ngjyrë.

Në këtë event ka marrë pjesë edhe ish zonja e parë e Amerikës Michelle Obama, që ka mbështetur impenjimin e saj për komunitetin me ngjyrë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *