DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Vajza e Gucci-t kundër filmit: Eshtë ofendim për familjen dhe brand-in tonë

Shpërndaje

Allegra dhe Alessandra Gucci kanë thyer heshtjen e tyre dhe kanë shprehur mosdakordësimin e tyre për publikimin e “House of Gucci”, filmi i cili trajton vrasjen fatale të babait të tyre nga një vrasës me pagesë i punësuar nga nëna e tyre, Patrizia Reggiani.

Sipas tyre ky film është ofendim për familjen dhe brandin e Gucci-t.

“Familja Gucci rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo iniciativë për të mbrojtur emrin dhe imazhin e tyre dhe të njerëzve të tyre të dashur”, shkruhej në deklaratë.

Skenari i “House of Gucci” është bazuar në librin e Sarah Gay Forden “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madndess, Glamour and Greed” . Projekti kinematografik sjell një portretizim të jetës së dinastisë së famshme familjare, tregon shkëlqimin dhe rënien e Patrizia Reggiani-t (bashkëshortja e Gucci-t), e cila u dënua për komplotin e vrasjes së tij.

Manjati i modës italiane dhe botërore u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano në vitin 1995, vrasje për të cilën ish-gruaja e tij u dënua me 29 vjet burg si organizatorja e komplotit.

Filmi sjell jetën e ‘’Zotit dhe Zonjës Gucci’’, një përditshmëri  e vrullshme dhe me dinamika; ku përzihen vrasjet, intrigat, komplotet, dashuria, fama , paraja , dinakria dhe magjepsja.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *