Vajza, nëse jeni të shkurtra, shmangini këto gabime në veshje!
Shpërndaje

Është një sfidë për vajzat e shkurtra që të veshin gjithmonë veshjet që ato preferojnë. Megjithatë, përveç takave ka edhe marifete të tjera që do t’ju tregonin më të gjatë dhe sigurisht do ju bënin të ndiheshit konfidente dhe komode me veshjen tuaj.
‘’Marie Claire’’ sjell disa sugjerime dhe këshilla bazë për të veshur veshjet e duhura që i lexojnë bukur dhe qartë hiret e trupit tuaj.
1.Kujdes me këpucët
Këpucët me majë janë ato që ju duhen. Krijoni një dukje të gjatë vertikale dhe elegante brenda mundësive që keni, duke zgjedhur modelin e duhur.
2.Vishni funde të shkurtra
Fundet e shkurtër do të krijojnë idenë e këmbëve më të gjata dhe rrjedhimisht do të dukeni e tillë.
3.Zgjidhni make up-in e duhur
Ngjyra e kuqe në buzë apo modeli i flokëve bëjnë që njerëzit të shohin më shumë fytyrën tuaj, sesa këmbët tuaja. Kështu që mos e ndani buzëkuqin nga çanta.
4.Mbani çanta të vogla
Mos e harroni asnjëherë rregullin e propocionit. Çanta e vogla janë më të përshtatshme për vajza me trup të vogël!
5.Mos i mbani flokët shumë të gjatë
Gjeni një prerje që i shkon për shtat fytyrës dhe trupit tuaj. Flokët e gjata më tepër secc duhet nuk do harmonizoheshin mirë me trupin dhe gjatësinë tuaj
6.Shmangni pantallonat e gjera dhe të gjata
Nëse keni vendosur që të vishni pantallona të gjera, bëjeni, vetëm më parë sigurohuni për diçka. Vishni këpucët me platformë dhe mos i tregoni ato.
7.Mos vishni çizme të gjata
Mos vishni çizme të gjata, por çizme deri në kyçin e këmbës, sepse në këtë mënyrë nuk do fshihni këmbët.