DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Zbuluan vaksinën e COVID-19/ Historia që qendron pas çiftit të shkencëtarve turko-gjermanë

Shpërndaje

 

Kur kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech zgjodhi të ngrinte seline e saj në rrugën  ‘’Goldmine’’ në qytetin perëndimor të Mainz , çifti nuk mund të kishin parashikuar se sa profetike do të ishte kjo adresë.

Aksionet e kompanisë u rritën me 23.4% të hënën në mëngjes pasi vaksina Covid-19 që po zhvillon me gjigandin e farmacisë amerikane Pfizer u bë kandidati i parë në të gjithë botën për të treguar rezultate pozitive në provat e fazës 3, faza vendimtare dhe e fundit e testimit.

Vlera totale e aksioneve të BioNTech aktualisht është 21.9 miliardë dollarë, katër herë me e madhe se ajo e transportuesit kombëtar gjerman Lufthansa dhe një triumf për një kompani që bëri debutimin e saj në tregun e aksioneve të SHBA  vetem një vit më parë.

Shpresat rriten për fundin e pandemisë pasi Pfizer thotë se vaksina është 90% efektive.

Zbuluan vaksinën e COVID-19/ Historia që qendron pas çiftit të shkencëtarve turko-gjermanë 1E themeluar në vitin 2008 nga cifti i shkencetareve Özlem Türeci dhe Ugur Sahin dhe onkologu austriak Christoph Huber, kompania fillimisht u nis për të zhvilluar lloje të reja të imunoterapisë kundër kancerit, duke modifikuar qelizat T të pacientëve për të synuar antigjenet specifikë të kancerit.

Kur lajmet për koronavirusin u shfaqën për herë të parë në fillim të vitit, BioNTech, i cili punëson 1,300 njerëz, ishte i shpejtë për të rialokuar burimet e tij. Sahin, CEO i kompanisë kur lexoi për shpërthimin Covid-19 në Wuhan në janar, ai i tha gruas së tij se “në prill shkollat ​​këtu duhet te mbyllen “.

Gjermania hyri në bllokimin e saj të parë në mars, më herët sesa kishte parashikuar Sahin.

Pfizer, i cili ka bashkëpunuar me BioNTech për vaksinat e gripit që nga viti 2018, pagoi 185 milion dollarë përpara për zhvillimin e vaksinës së koronavirusit. Komapnia do të lëshojë edhe 563 milion dollarë kur zhvillimi të përfundojë.Vaksina e tyre është pioniere e një teknologjie krejtësisht të re që përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit në mënyrë që të përforcojë sistemin imunitar. Türeci dhe Sahin janë fëmijë të dy emigranteve turq të cilët erdhën në Gjermani në fund të viteve 1960. Sahin lindi në Turqinë e Jugut por u transferua në Koln kur ishte katër vjeç. Türeci, zyrtari kryesor mjekësor i kompanisë, lindi në Saksoninë e Ulët. Çifti, të cilët kanë nënshtetësi gjermane dhe kanë një vajzë adoleshente, u takuan në Universitetin Saarland në Hamburg dhe janë martuar që nga viti 2002. Në një intervistë per ‘Süddeutsche Zeitung ‘ Türeci tha se ajo dhe burri i saj e filluan ditën e martesës me pallto laboratori dhe vazhduan kërkimet e tyre pas një vrapimi të shkurtër në zyrën e regjistrimit deri në shpikjen e vaksinës se Covid-19.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *