DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Vala e të nxehtit mbërrin në Shqipëri, ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

Shpërndaje

Kjo javë do të karakterizohet nga temperatura shumë të larta rreth 40, 41 gradë celsius dhe për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një njoftimi i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Duke vlerësuar situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë gjatë muajit korrik kemi pasur një rritje të ndjeshme në numër të zjarreve, kjo si pasojë e thatësirës së krijuar nga kushtet e motit e cila ka favorizuar marrjen e përmasave të zjarreve dhe zgjatjen e tyre në kohë.

Të gjitha kapacitetet dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar për normalizimin e tyre dhe janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij.

Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vendin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri.

Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *