DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Valentino në mbështetje të vaksinimit kundër Covid-19, lancon projektin e ri

Shpërndaje

Ndërgjegjësimi për emergjencën shëndetësore të Covid-19 dhe puna e organizatave shëndetësore për rritjen e vetëdijes tek qyretarët për vaksinim i janë bashkuar hera-herës edhe zëra të njerëzve influentë apo brandeve të fuqishme. Së fundmi, drejtori kreativ i Valentino, Pierpaolo Piçioli ka krijuar një triko sportive edicion i limituar që ka në të printuar logon e markës V me nënshkrimin Vaksinuar.

Sipas deklratës së Valentino, të gjitha fitimet neto do t’i dhurohen UNICEF-it në mbështetje të rolit të organizatës në programin global COVAX, i cili synon të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe aksesin e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat Covid-19.

Valentino në mbështetje të vaksinimit kundër Covid-19, lancon projektin e ri 1Valentino në mbështetje të vaksinimit kundër Covid-19, lancon projektin e ri 2“Vaksinimi është bërë mënyra më efektive për të luftuar këtë pandemi globale, si dhe një simbol i respektit për të tjerët dhe përgjegjësisë shoqërore. ” – shkruan Valentino në faqen e Instagramit, ndërsa poston një fotografi të Pierpaolo Piçiolit duke mbajtur veshur një nga bluzat me logon Valentino.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *