DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Star Fashion

Valentino prezanton koleksionin ‘Haute Couture Vjeshtë 2020’

Shpërndaje

Brandi prestigjioz Valentino ka prezantuar  koleksionin ‘Haute Couture Vjeshtë 2020’.

Duke sjellë një standard të ri dhe avangardë për kushtet e pandemisë në të cilat ndodhemi, drejtori artistik i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli, prezantoi një shfaqje live, në praninë e një audience të vogël të pranishme në Cinecittà Studios, në Romë.

Valentino prezanton koleksionin ‘Haute Couture Vjeshtë 2020’ 1Në bashkëpunim me fotografin britanik Nick Knight, dhe nën tingujt e muzikës së ‘FKA Twigs’, Piccioli prezantoi shfaqjen me emër “Of Grace and Light”, që mahniti të pranishmit dhe personat që po e ndiqnin live në paltformën e  YouTube.

Duke luajtur me konceptin e dritës dhe hijes, shfaqja solli një ambient surreal,  mes të vërtetës dhe përrallës.

Pandemia e Covid-19 i ka detyruar disa shtëpi të famshme të modës të anulojnë shfaqjet  e tyre të parashikuara dhe ti përshtaten këtij lloj të ri koncepti të prezantimin dixhital të koleksioneve të tyre.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *