Vdes Ruth Ginsburg titania amerikane e ligjit
Shpërndaje

Gjykatësja e Gjykatës Supreme amerikane, Ruth Bader Ginsburg, vdiq dje në moshën 87-vjeçare nga ndërlikimet nga kanceri i pankreasit.
Ginsburg la pas një trashëgimi thelbësore juridike, por vdekja e saj provokon një betejë të madhe gjatë javëve të zëvendësimit të saj para zgjedhjeve presidenciale të SHBA.
E njohur për mbrojtjen e saj të palëkundur të të drejtave të grave, Ginsburg zuri vendin e saj në Gjykatën e Lartë në Gusht 1993 dhe u bë një votë kryesore liberale ne kete gjykatë .
Arkitekte e luftes per te drejtat e grave qe ne 1970 Ginsburg i sherbeu vendit te saj Amerikes me seriozitetin dhe pergjegjshmerine maksimale duke u bere nje nga figurat me te respektuara ne te gjitha qarqet e shoqerise Amerikane.