Venera dhe Lindi sjellin himnin më të bukur për këtë Shën Valentin
Shpërndaje

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar.
Partnerë në jetë dhe në muzikë ata numërojnë shumë bashkëpunime të bukura, që janë kthyer në hite. Vetëm pak orë më parë, ata kanë publikuar këngën e tyre më të re si një dhuratë të bukur për çdo person të dashuruar, me rastin e Shën Valentinit.
Kënga titullohet “Me ty” dhe është një himn kushtuar dashurisë së vërtetë dhe triumfatore.