DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Vesna Radonjić – Gratë, Forca e Marrëdhënieve Diplomatike

Shpërndaje

Nga Fatima Gorezi

Vesna Radonjić është ambasadorja e përkohshme e Malit të Zi. Një grua me një karrierë të pasur diplomatike dhe e apasionuar pas kulturës dhe të drejtave të njeriut. Në këtë intervistë ndryshe për STAR PEOPLE, ajo ndan me ne rrugëtimin e saj të suksesshëm, duke filluar nga bankat e shkollës , fëmijërinë e depërtimin deri në sferat më të larta të një karriere diplomatike. Nëna e tre djemve të mrekullueshëm, Vesna është e entuziazmuar ndërsa flet për familjen e saj të bukur dhe Shqipërinë, vend që e ndjen si shtëpinë e saj të dytë.

Si u bëtë diplomate?

Në fakt, unë mendoj se diplomacia më gjeti. Kur isha studente e vitit të fundit në Universitetin e Malit të Zi, Fakulteti i Ekonomisë, unë u informova në leksione  se Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi po hapte pozicione për diplomatët e rinj.

Edhe pse isha studente në atë kohë, pa hezituar vendosa të provoja shanset e mia për të gjetur një vend pune para diplomimit. Kishte dhjetëra aplikues, madje edhe njerëz të moshuar, por unë nuk u dekurajova. Vendosa të vazhdoja deri në fund. Mbaj mend që kemi bërë shumë intervista, shumë prova, në të vërtetë të gjitha procedurat ishin të ndërlikuara dhe zgjatën dy muaj.

 Në fund, vetëm dhjetë prej nesh u informuan se kemi pasur rezultatin më të lartë dhe se do të fillonim punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi si diplomatë të rinj. Në atë moment isha ende studente në vitin e fundit. Disa muaj më vonë u diplomova, dhe në të vërtetë fillova të punoj në të njëjtin muaj që u diplomova në Fakultetin e Ekonomisë. E gjitha ndodhi kaq shpejt, dhe kur unë shikoj mbrapa duket si një ëndërr.

E keni dashur gjithmonë të jeni diplomate? Cila ka qenë ambicia juaj e fëmijërisë?

Kur isha fëmijë dëshiroja të bëhesha shkrimtare. Ishte ëndrra ime të shkruaja romane, libra, të zbuloja sekretet dhe tregimet e palejuara. Gjithashtu, kam dashur të udhëtoj nëpër botë, të jetoj një aventurë. Mendoj se përmes diplomacisë jam duke e përmbushur  një pjesë të kësaj.

Vesna Radonjić – Gratë, Forca e Marrëdhënieve Diplomatike 1Cila është sfida më e madhe me të cilën jeni përballur që kur u bëtë diplomate?

Për mua sfida më e madhe është të balancoj punën time me jetën familjare. Të jesh diplomat do të thotë të udhëtosh dhe të jetosh në vende të ndryshme. Për mua kjo është plotësisht normale, sepse kjo është puna ime dhe në fund të ditës është zgjedhja ime. Por në shtëpi kam disa ‘njerëz të vegjël’, të cilët më interesojnë më shumë, dhe që në të vërtetë janë mësuar të paketojnë, të udhëtojnë dhe të jetojnë në vende të ndryshme qëkur ishin shumë të vegjël.

Sidoqoftë, ka kaq shumë gjëra që duhen organizuar dhe menduar, nga gjetja e një shkolle të përshtatshme, zgjedhja e aktiviteteve sportive dhe aktivitete të tjera për fëmijët në një mjedis krejtësisht të ri, e cila është një gjë e re edhe për mua. Është shumë e rëndësishme që çdo anëtar i familjes të jetë i kënaqur, sepse nëse dikush në familje nuk është i kënaqur, kjo reflektohet edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. Është shumë e rëndësishme që çdo individ të ketë themele të mira brenda familjes së vet, ndjenjën e sigurisë, për t’u pranuar dhe kuptuar plotësisht.

Cili ka qenë momenti më i mirë i karrierës suaj deri më sot?

 Është mjaft e vështirë për mua të veçoj një moment të veçantë, sepse janë disa. Unë kam qenë një diplomate karriere për njëzet vjet tashmë dhe mandatet e mia të mëparshme kanë qenë në Slloveni, pastaj Kroaci, dhe tani këtu në Shqipëri, dhe duke parë në retrospektivë tani shoh shumë momente dhe kujtime të këndshme.

Gjatë mandatit tim në Shqipëri mund të veçoja që në emër të Malit të Zi mu dha personalisht nga kryeministri Rama një Pllakë Vlerësimi dhe Medalje e artë e Qeverisë së Shqipërisë, si një shenjë vlerësimi për Malin e Zi për ndihmën pas tërmetit të fuqishëm në nëntor të vitit të kaluar.

Ky është një moment në jetë që i jep njeriut një lloj krenarie, sepse paraqet një shenjë mirënjohjeje të popullit shqiptar për popullin e Malit të Zi, i cili u përpoq për të ndihmuar dhe u solidarizua me popullin tuaj në momentin e tij më të vështirë. Këto janë ngjarje që ju bëjnë të shihni se si diplomacia mund të jetë një lidhje e rëndësishme, dhe sa gjëra të mira lindin prej saj edhe në momente të tilla të vështira.

Vesna Radonjić – Gratë, Forca e Marrëdhënieve Diplomatike 2Cila është  gjëja që ju pëlqen më shumë nga të jetuarit e punuarit në Shqipëri?

Shqipëria është një vend me natyrë të bukur dhe njerëz shumë të sjellshëm dhe mikpritës. Familja ime dhe unë, kemi udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, kemi vizituar pothuajse të gjitha qytetet dhe vendet e vogla. Në çdo vend ka diçka interesante dhe unike. Në fakt, ajo që është interesante kur dikush fillon të jetojë në Shqipëri është që mund të gjejë diçka interesante aty ku e priste më pak. 

Ne kemi pasur shumë aventura duke shkuar përgjatë rrugëve të panjohura, duke zbuluar vende, monumente ose restorante shumë interesante. Mbaj mend një herë, gjetëm ujëvara të vogla  afër vijës bregdetare. Ai moment befasie ishte i rrallë. Ishte aq e bukur, sa donim të qëndronim atje në vend që të shkonim në bregdet.

Unë gjithashtu gjej shumë ngjashmëri këtu me Malin e Zi dhe malazezët e mi, në çdo ditë në gjëra të vogla, duke filluar nga organizimi i jetës familjare, miqësisë etj. Përmes kontakteve me miqtë e fëmijëve të mi, mund të them që nënat në Shqipëri janë po aq të kujdesshme dhe të përkushtuara ndaj fëmijëve të tyre si nënat në Mal të Zi, dhe nuk ka dallime në mënyrën se si ne rrisim fëmijët tanë.

Nëse do të mund të jepnit një këshillë për njerëzit që u intereson një karrierë diplomatike, cila do të ishte ajo?

 Këshillat e mia për kolegët e rinj do të ishte që të ishin të gatshëm për të mësuar dhe studiuar tërë jetën e tyre, të jenë vazhdimisht me libra në duar. Sepse, të qenit diplomat do të thotë lexim i vazhdueshëm, mësim, shkrim dhe raportim. Kudo që kam udhëtuar, Slloveni, Kroaci, tani Shqipëri, gjithmonë kam mbajtur me vete shumë libra. Gjithashtu, sa herë që kthehesha në shtëpi në Mal të Zi, unë sillja libra të rinj me vete.

Ju jeni nënë e tre djemve. Si e menaxhoni kohën tuaj midis punës dhe familjes?

Familja dhe puna janë dy botë të ndara, ose të paktën kështu duhet të jetë. Por, ndonjëherë këto dy botë thjesht përkojnë.

Për shembull, gjatë kohës që kam qenë në detyrë në Zagreb, u bëra nënë për herë të tretë. Unë punova gjatë shtatzënisë gjatë gjithë kohës, isha aktive, udhëtova në të gjithë Kroacinë për punë, dhe pas lindjes, u ktheva në punë në më pak se një muaj.Shkoja tek fëmija im çdo dy orë dhe më pas kthehesha përsëri në punë. Unë mendoj se sikur të isha ndarë nga djali im i lindur rishtas, nuk do të kisha qenë në gjendje t’i përkushtohesha punës plotësisht, dhe gjithashtu, nuk do të isha e lumtur nëse do të qëndroja në shtëpi me kohë të plotë.

Për shkak të natyrës së punës sime, ne lëviznim shumë, dhe fëmijët e mi u mësuan të ndryshojnë mjedis, shumë herët, dhe për faktin se nëna e tyre nganjëherë punon natën vonë. Unë jam një prind i vetëm , dhe të tre mësuan se si të kujdeseshin për njëri-tjetrin për shkak të rrethanave. Prandaj e konsideroj se organizimi i mirë në familje ka një rëndësi të madhe. Është shumë e rëndësishme të mësoni fëmijët të bëjnë ato aktivitete të vogla në shtëpi për të cilat janë të aftë, të rregullojnë gjërat e tyre, lodrat, për shembull. Është shumë e rëndësishme të respektohen fëmijët që në moshë të re, të gjitha nevojat e tyre, veçanërisht emocionet, pavarësisht sa të parëndësishme na duken këto preferenca, ato janë të mëdha për ta dhe secila duhet të dëgjohet me vëmendje.

Unë bëj përpjekje çdo ditë nëse është e mundur t’i kushtoj kohë secilit prej fëmijëve të mi edhe disa momente të komunikimit të drejtpërdrejtë, për të zbuluar se si ishte dita e tyre, çfarë i bën ata të lumtur apo çfarë është ajo gjë që i shqetëson. Unë mendoj se jam e lumtur sepse djemtë e mi janë nxënës të shkëlqyeshëm, dhe nuk kam pse të shqetësohem nëse i kanë kryer detyrat e shtëpisë apo kanë diçka që nuk ka përfunduar në shkollë.

Ju jeni një grua me një karrierë dhe arritje të shkëlqyera. Si e shihni situatën për gratë në Shqipëri dhe Mal të Zi? 

E vërteta është se gratë në të gjithë rajonin në përgjithësi janë në të njëjtin pozicion. Ne jetojmë në një mjedis, i cili është i ngjashëm për mentalitetin, kulturën dhe zakonet e tij, nuk ka dallime të mëdha në të. Ne gjithashtu jetojmë ende në kohën që është gjysmë patriarkale, dhe për fat të keq më të prirur për burrat. Dhe së fundmi ne jetojmë në kohën në të cilën solidariteti i gruas nuk është aq i fortë, ndërsa nga ana tjetër, solidariteti midis burrave është shumë i fortë. Kështu, për sa i përket të drejtave të grave, unë vërej shumë gjëra të ngjashme në Shqipëri, si dhe në vendet fqinje.

Unë mendoj që gjërat mund të ndryshojnë, por në atë mënyrë që fëmijët në moshë të re në familjen e tyre të mësojnë dhe të edukohen me njohuri që të gjithë fëmijët janë të barabartë pa marrë parasysh gjininë e tyre. Për shembull, në Mal të Zi, prindërit u drejtohen vajzave të tyre me shprehjen “djali im”, dhe ky kualifikim gjinor flet shumë në vetvete.

Për të gjitha këto gjëra unë mendoj se kategoria më e prekshme e shoqërisë është pikërisht nëna beqare me fëmijët e saj. Për të gjitha këto unë e shoh shumë të rëndësishme që një grua të jetë e pavarur financiarisht sepse është burimi më i sigurt që forca e saj të nxirret në mënyrë që të marrë vendimet e veta për jetën e saj në mënyrë të pavarur. Nëse një grua është e varur financiarisht dhe nëse ajo ka fëmijë, ajo kufizon në mënyrë të konsiderueshme lirinë e saj të marrjes së vendimit në lidhje me mënyrën e krijimit të jetës së saj, dhe kjo bëhet veçanërisht tragjike në rast se ajo vuan nga një lloj dhune në familje.

Shqipëria dhe Mali i Zi janë fqinjë. Si po shkojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet midis dy vendeve? 

Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vende miqësore me traditë të gjatë marrëdhënieje të ngushtë. Një bashkëpunim i shkëlqyer midis dy vendeve po kryhet në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet shtetërore, përmes vetëqeverisjes lokale, njerëzit e biznesit, deri në qytetarët e thjeshtë. Dy vjet më parë për herë të parë u mbajtën seanca të përbashkëta të dy qeverive – të Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe ishte hera e parë që vendi im kishte një seancë të tillë me ndonjë vend tjetër. 

Ekzistojnë edhe marrëveshje të shumta që janë nënshkruar midis dy vendeve tona, memorandume edhe për bashkëpunim.  

Vihet re gjithashtu se shqiptarëve u pëlqen të udhëtojnë në Mal të Zi, dhe ka agjenci turistike kudo në Shqipëri që ofrojnë turne në Mal të Zi. Gjithashtu, qytetarët e Podgoricës u pëlqen të vijnë për një fundjavë dhe të pinë një filxhan kafe në Shkodër, që është dëshmi e mjaftueshme për marrëdhëniet miqësore mes dy popujve. 

Malazezët me keqardhje dëgjuan lajmin për viktimat e tërmetit në Shqipëri në nëntor të vitit të kaluar, duke e ndjerë thellësisht dhimbjen tuaj dhe të gjitha gjërat që kaluat. Sipas aftësive të tyre, malazezët i dërguan ndihmë popullit shqiptar, ekipet e shpëtimit arritën sa më shpejt që të jetë e mundur. Mali i Zi gjithashtu mori pjesë në konferencën e donatorëve dhe ndihmoi financiarisht rindërtimin dhe restaurimin e ndërtesave të dëmtuara në Shqipëri. 

Mali i Zi dhe Shqipëria janë të dyja anëtare të NATO-s, të dy të përkushtuar për procesin e integrimeve brenda BE-së. Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh në lidhje me procesin e integrimit në BE në krahasim me vendet e tjera të rajonit, dhe ne bëmë punë vërtet të shkëlqyeshme, dhe tani ka ardhur koha që procesi të marrë fund. Shqipëria pritet gjithashtu të hapë procese bisedimesh me BE, dhe ju keni mbështetjen e plotë të Malit të Zi në atë proces.

Na tregoni më shumë për kohën tuaj të lirë dhe pasionet tuaja

Koha ime e lirë nganjëherë është shumë e kufizuar për shkak të detyrave dhe impenjimeve  të shumta që duhet të kryejë. Sidoqoftë, kam prirjen të lexoj disa faqe çdo ditë të ndonjë libri, kryesisht romane dhe diçka që nuk lidhet me punën time. Unë gjithashtu kam tendencë të praktikoj sporte në mënyrë të rregullt, sa më shumë që të jetë e mundur. Në rast se nuk është e mundur, për shkak të detyrave të mia, përpiqem të gjej kohë të paktën për të dalë në shëtitje për gjysmë ore. Më pëlqen gjithashtu të shikoj filma, mund të them se jam një njohëse e fortë e artit të filmit, dhe me të vërtetë më pëlqen shumë kur shikoj një film të mirë apo seriale televizive. Më pëlqejnë të gjitha llojet e arteve, e shijojë një koncert të mirë, shfaqje të mirë apo ekspozitë arti. 

 

Më poshtë do të gjeni versionin anglisht të intervistës

 

Vesna Radonjić – Women: Force of Diplomatic Relations

By Fatima Gorezi

Vesna Radonjić is the acting ambassador of Montenegro. A woman with a rich diplomatic career and passionate about culture and human rights. In this special interview for STAR PEOPLE, she shares with us her successful journey, starting from school banks and childhood to the highest stages of a diplomatic career. The mother of three wonderful boys, Vesna is excited as she talks about her beautiful family and Albania, the country that she feels as her ‘second home’.

How did you become a diplomat? 

Actually, I think that Diplomacy found me. When I was a student of the final year at the University of Montenegro, Faculty of Economics, I was informed at the lectures that the Ministry of Foreign Affairs of Montenegro was opening positions for new diplomats. 

Even though I was a student at that time, without hesitation I decided to try my chances to find a job before graduation. There were dozens of applicants, even older people, but I wasn’t discouraged. I decided to proceed till the end. I remember that we did a lot of interviews, a lot of tests, actually all the procedures were complicated and lasted couple of months. 

 At the end, only ten of us were informed that we have had the highest score and that we would start our job at the Ministry of Foreign Affairs of Montenegro as young diplomats. At that moment I was still a student of the final year. A few months later I graduated, and actually began to work in the same month I graduated at the Faculty of Economics. It all happened so fast, and when I look back it seems like a dream. 

Have you always wanted to be a diplomat? What was your childhood ambition?

When I was a child I wanted to become a writer. It was my dream to write novels, books, to reveal secrets and untold stories. Also, I wanted to travel around the world, to live an adventure. I may be fulfilled some of it through diplomacy. 

Vesna Radonjić – Gratë, Forca e Marrëdhënieve Diplomatike 3What is the biggest challenge you’ve faced since becoming a diplomat?

For me the biggest challenge is to balance my job with my family life. Being a diplomat means travelling and living in different countries. For me that is completely normal, because that is my job and at the end of the day it is my choice. But at home I have some small people, for whom I care the most, and who are actually used to packing and travelling and living in a different countries since they were very small.  

Nevertheless, there are so many little things which ought to be organized and thought of, from finding an adequate school, choosing sports activities and other activities for children in one utterly new environment, the one being novelty even for me. It is very important for every member of the family to be satisfied, because if someone in the family is not satisfied that is easily reflected on other members of the family. It is very important for every individual to have good foundations within one’s own family, sense of security, of being fully accepted and understood. 

What has been the best moment of your career so far?

 It is quite difficult for me to single out one particular moment, because there were several. I have been a career diplomat for twenty years already and my former terms in office were in Slovenia, then Croatia, and now here in Albania is my mandate, and looking back now I see many nice moments and memories.  

In the course of my mandate in Albania I could single out that on behalf of Montenegro I was awarded by the Prime Minister Rama personally an Appreciation Plaque and Gold Medal of the Government of Albania as a sign of appreciation of Albania to Montenegro for its aid right after the powerful earthquake in November last year.  

That is a moment in life that fulfils the one with a sort of pride, because it represents a sign of gratitude of the Albanian people to the people of Montenegro which ran up to help and which sympathized with Albanian people in its most difficult moment. These are the events that make you see how diplomacy can be an important bond, and how many good things arise from it even in such difficult moments.  

What is your favorite thing about living and working in Albania?

Albania is a country with beautiful nature and very kind and hospitable people. My family and I, we have travelled all over Albania, visited almost all the cities, and small places. In every place there is something interesting and unique. Actually, what is interesting when one starts living in Albania is that one may find something interesting when least expected.  

We had a lot of adventures going along unknown roads, finding on our way very interesting places, monuments, or restaurants. I remember once, we found small waterfalls close to the coastal line totally unexpectedly. That moment of surprise was priceless. It was so beautiful, that we wanted to stay there instead of going to the coast.  

I also find a lot of similarities here with my Montenegro and Montenegrins, in every day little things, starting from a simple organization of family life, friendship and so on. Through the contacts with the friends of my children, I can say that mothers in Albania are equally caring and dedicated to their children as mothers in Montenegro, and there are no differences in the way we raise and bring up our children. 

If you could give a piece of advice to people interested in becoming a diplomat, what would it be?

 My advice to young colleagues would be to be ready to learn and study all their life, to be with books in their hands constantly. Because, being a diplomat means constant reading, learning, writing, and reporting.  Wherever I travelled, Slovenia, Croatia, now Albania, I always carried a lot of books with me. Also, whenever I returned home in Montenegro, I brought new books with me. 

You are a mother of three boys.  How do you manage your time between work and family?

Family and work are two separate worlds, or at least that is how it should be. But, sometimes these two worlds simply coincide. 

For instance, during my terms in office in Zagreb, I became a mother for the third time. It meant that I used to work during the pregnancy all the time, that I was active, that I travelled throughout Croatia for work, and after the delivery, I got back to work in less than a month, but I remained active in bringing up my baby coming back to my boy every couple of hours and then going back to work again. I think that had I been separated from my newly born son I wouldn’t have been able to dedicate to work fully, and also, I wouldn’t be happy had I stayed home full time. 

Because of the nature of my work we used to move a lot, and my children got used to change environment, very early, and to the fact that their mom sometimes works late at night. We are a single parent family, and the three of them learned how to take care of each other due to the circumstances. Therefore I find it the good organization in the family to be of great importance. It is very important to teach children to do those little home activities of which they are capable of, to tidy up their own things, toys, for instance. It is very important to respect the children from the early age, all their needs, particularly emotional, no matter how unimportant these seem to us, trifles, they are huge for them and each should be heard of with attention.  

I put the effort every day if possible to dedicate some time to each of my children even a few moments of direct communication, to find out how was their day, what makes them happy or what is it that worries them. I think I am happy because my boys are excellent pupils, and I needn’t worry whether they completed their homework or have something not completed at school.

Vesna Radonjić – Gratë, Forca e Marrëdhënieve Diplomatike 4You are a woman with a great career and achievements. How do you see the situation for women in Albania and Montenegro?

The truth is that women in this whole region are generally in the same position. We live in an environment which is similar to its mentality, culture, and customs, there are no big differences in it. We also still live in the time which is half patriarchal, and regretfully more inclined to men. And, finally, we live in a time in which woman’s solidarity is not so strong, whilst on the other side, solidarity among men is very strong. Thus, as for the rights of women, I notice a lot of similar things in Albania, as well as in the neighbouring countries.

I think that things can change, but in the way that children at an early age in their family learn and are brought up with the knowledge that all the children are equal no matter their gender. In Montenegro, for instance, parents address their daughters with the phrase “my son”, and this gender qualification speaks a lot for itself. 

For all these things I think that the most vulnerable category of society is exactly a single mother with her children. For all this I find it very important for a woman to be financially independent because it is the safest resource for her strength to be derived from in order to make her own decisions about her own life independently. If a woman is financially dependent and if she has children it significantly limits her decision making freedom regarding how to create her own life, and it becomes particularly tragic in case she suffers of some kind of violence in the family.

Albania and Montenegro are neighbours. How are the relationships and the collaborations between two countries going? 

Montenegro and Albania are two friendly countries with long tradition of close relationship. An excellent cooperation between the two countries is being performed on all the levels, starting from the state institutions, through the local self-government, business people, all the way to the common citizens. Two years ago for the first time there were held joint sessions of the two governments – of Montenegro and Albania, and it was the first time for my country to have such session with some other country.   

There are also numerous agreements that were signed between our two countries, memorandums on cooperation as well. 

It is also noted that Albanians like to travel to Montenegro, and there are tourist agencies everywhere in Albania offering tours to Montenegro. Also, citizens of Podgorica like to come for a weekend and have a cup of coffee in Skadar, which is evidence enough about the friendly relationship between the two people.  

Montenegrin people with regret heard the news of the earthquake victims in Albania in November last year, deeply sympathizing with your pain and all the things you went through. According to its capacities Montenegrin people sent help to the Albanian people, rescue teams arrived as quickly as possible. Montenegro also took part at the donor’s conference and assisted financially the reconstruction and restoring of the damaged buildings in Albania. 

Montenegro and Albania are both NATO members, both dedicated to the process of integrations within EU. Montenegro has made the greatest progress regarding EU integration process comparing to the other countries in the region, and we did really great job, and now the time has come for the process to come to an end. Albania is expected also to open negotiation processes with EU, and you have full support of Montenegro in that process.

Tell us more about your free time and your passions

My free time is sometimes very limited due to numerous duties and tasks I am expected to complete. Nevertheless, I tend to read several pages each day of some book, mainly novels, and something not connected to my job. I also tend to practice sports on a regular basis, as much as possible. In case it is not possible, because of my duties, I try to find time at least to go out for a walk for half an hour. I also like to watch films, I can say I am a solid connoisseur of the film art, and I really enjoy in watching a good film or TV series. I like all sorts of arts, I enjoy in a good concert, good play or arts exhibition.  

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *