DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Vetëm 3 ditë pas publikimit, albumi i Adele shënon rekord shitjesh

Shpërndaje

Vetem 3 dite pas publikimit albumi i katert i Adele i cili mban titullin “30”, tashmë është albumi më i shitur i vitit 2021.

Albumi u publikua më 19 nëntor, vetëm pesë ditë pasi një koncerti special dy-orëshe “Adele One Night Only” u transmetua në CBS, me mbi 10 milionë shikues.

Billboard ka zbuluar se “30” ka shitur 500,000 kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin “Evermore” të Taylor Swift (469,000 kopje) për albumin më të shitur të vitit.

“30” ka shumë të ngjarë të përfundojë javën ne vendin e pare si albumi me i shitur në “Billboard 200”.

Albumi i Adele “21” i vitit 2011 kaloi 24 javë në krye të top-listave të albumeve, ndërsa albumi i saj i vitit 2015 “25” kaloi 10 javë në krye të “Billboard 200”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *